Ushtria jemenase lëshon raketa Zelzal-2 kundër Arabisë Saudite
Njësitet raketore të ushtrisë dhe komiteteve popullore të Jemenit, kanë sulmuar bazat e regjimit saudit me raketa Zelzal-2.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Al Alam sipas të cilës raketat në fjalë kanë goditur baza të sauditëve në provincën Taiz dhe kanë vrarë disa mercenarë sauditë. Gjithashtu 5 mercenarë sauditë janë vrarë në qytetin Servah pjesë e provincës Maareb në qendër të Jemenit. Këto sulme ushtria jemenase I ka kryer në përgjigje të krimeve të Arabisë Saudite në agresionin e saj kundër Jemenit. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e mbi 13 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tejmase infrastrukturën e vendit.