Transferimi i 500 terroristëve nga Homsi në veri të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i76192-transferimi_i_500_terroristëve_nga_homsi_në_veri_të_sirisë
500 persona nga grupet e armatosura në veri të provincës Homs, po transferohen në veri të Sirisë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 23, 2018 13:02 Europe/Tirane
  • Transferimi i 500 terroristëve nga Homsi në veri të Sirisë

500 persona nga grupet e armatosura në veri të provincës Homs, po transferohen në veri të Sirisë.

Këta persona janë nga elementë të armatosur që kanë qenë të pranishëm në qytetet Talibus, Al-Rastan dhe Al-Haulah në veri të provincës Homs. Javën e kaluar, forcat siriane arritën të transportojnë kolonën e fundit të terroristëve së bashku me familjet e tyre nga veriu i Homsit dhe jugu i Hama drejt Sirisë veriore. Me largimin e terroristëve nga këto rajone, 1200 km2 të këtyre zonave u pastruan dhe 65 vendbanime dhe fshatra u siguruan plotësisht.