Bari përsëri kryetari i Parlamentit të Libanit
May 23, 2018 09:20 Europe/Tirane
Seanca e parë e Parlamentit të ri të Libanit u zhvillua të mërkurën dhe gjatë saj Nabie Bari u zgjodh përsëri kryetar i Parlamentit të këtij vendi.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Nabie Bari mori 98 vota nga gjithsej 128 deputetët të Parlamentit dhe u zgjodh kryetar. Gjatë procesit të votimit 29 vota janë hedhur të bardha në kutinë e votimit. Nabie Bari ishte i vetmi kandidat për të marrë postin e kryetarit të Parlamentit të Libanit. Ai që nga viti 1992 përgjatë 6 mandateve ka qenë kryetar i Parlamentit të Libanit.
Tags