Aeroporti sirian sulmohet me raketa, reagon mbrojtja ajrore
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i76350-aeroporti_sirian_sulmohet_me_raketa_reagon_mbrojtja_ajrore
Agjencia e lajmeve SANA e Sirisë njoftoi të enjten se një aeroport ushtarak u sulmua nga raketat, të cilat u kapën nga sistemi i mbrojtjes ajrore të Sirisë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 24, 2018 21:12 Europe/Tirane
  • Aeroporti sirian sulmohet me raketa, reagon mbrojtja ajrore

Agjencia e lajmeve SANA e Sirisë njoftoi të enjten se një aeroport ushtarak u sulmua nga raketat, të cilat u kapën nga sistemi i mbrojtjes ajrore të Sirisë.

"Një nga aeroportet tona ushtarake në rajonin qendror të vendit u ekspozua ndaj agresionit armiqësor të raketave dhe sistemet tona të mbrojtjes ajrore u përballën me sulmin dhe e penguan atë nga arritja e qëllimit ", raportoi agjencia siriane e lajmeve SANA. Agjensia raportoi më parë se zhurmat e shpërthimeve u dëgjuan pranë aeroportit Daba pranë qytetit Homs në qendër të Sirisë. Pas sulmeve të shpeshta izraelite ndaj Sirisë, Damasku deklaroi se Siria do të kundërshtonte të gjitha sulmet e forcave izraelite në territorin e tij dhe nuk do të ngurrojë të godasë objektivat ushtarake izraelite pasi ka të drejtë për vetëmbrojtje.