Netanjahu do të merret në pyetje për të dhjetën herë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i76510-netanjahu_do_të_merret_në_pyetje_për_të_dhjetën_herë
Policia e regjimit sionist më 12 qershor do të marrë në pyetje kryeministrin Benjamin Netanjahu për herë të dhjetë, si pjesë e një hetimit të rastit të quajtur "Dosja 4000".
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 27, 2018 03:37 Europe/Tirane
  • Netanjahu do të merret në pyetje për të dhjetën herë

Policia e regjimit sionist më 12 qershor do të marrë në pyetje kryeministrin Benjamin Netanjahu për herë të dhjetë, si pjesë e një hetimit të rastit të quajtur "Dosja 4000".

Nir Hafts, ish sekretar i Natanjahut, kohët e fundit ka paraqitur prova të reja të korrupsionit të Netanjahut për policinë sioniste. Prezantimi i këtyre dokumenteve ndikoi që policia e regjimit sionist të vendos përsëri të marr në pyetje Netanjahun. Po ashtu edhe gruaja e kryeministrit të regjimit sionist, e cila gjithashtu përballet me akuza, mund të merret në pyetje në të njëjtën kohë. Policia izraelite ka ngritur katër padi për keqmenaxhimin financiar të kryeministrit të qeverisë sioniste. Rasti i parë i quajtur "Dosja 1000" lidhet me marrjen e dhuratave nga biznesmenët e pasur. Rasti i dytë, i njohur si "Dosja 2000", gjithashtu lidhet me një marrëveshje midis kryeministrit të regjimit sionist dhe pronarit të gazetës sioniste Yediot Aharanot, për të mbuluar aktivitetet e kabinetit të tij.