Plagoset një palestinez në Kods
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i76596-plagoset_një_palestinez_në_kods
Forcat e policisë së regjimit sionist në qytezën Shafat në veri të Kodsit kanë plagosur një palestinez.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 28, 2018 04:36 Europe/Tirane
  • Plagoset një palestinez në Kods

Forcat e policisë së regjimit sionist në qytezën Shafat në veri të Kodsit kanë plagosur një palestinez.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia palestinezë e lajmeve sipas të cilës policia izraelite në përpjekje për të parandaluar organizimin e protestave të palestinezeve ka shtënë me armë zjarri duke plagosur një palestinez. Policia izraelite ka pretenduar se femra palestineze nuk i ka kushtuar vëmendje thirrjeve të policisë e cila e ka qëlluar atë në këmbë. Ndërkohë gazeta sioniste Haaretz lidhur me sjelljet çnjerëzore të regjimit sionist ndaj palestinezëve ka pohuar se ushtarakët qëllojnë me armë në drejtim të qytetarëve palestinezë pa asnjë shkak. Beniamin Netanjahu sulmet e forcave sioniste kundër palestinezëve i ka cilësuar mbrojtje dhe për këtë ka falënderuar forcat ushtarake.