Komiteti për Mbështetjen e Gazetarëve: 21 gazetarë palestinezë në burgjet izraelite
Komiteti për mbështetjen e gazetarëve ka dënuar arrestimin dhe burgosjen e gazetarëve palestinezë dhe ka theksuar se të paktën 21 gazetarë palestinezë ndodhen në burgjet izraelite.
Agjencia e lajmeve Palestine Today njoftoi se Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve me anë të një deklarate, ka dënuar arrestimin e gazetarëve dhe aktivistëve të të drejtave të të burgosurve palestinezë nga ana e regjimit sionist. Ky Komitet në deklaratën e vet ka theksuar se Izraeli gjithashtu në muajin maj ka arrestuar gazetarë dhe reporterë dhe aktivistë të tjerë palestinezë dhe të paktën 21 gazetarë palestinezë ndodhen në burgjet e regjimit sionist. Ky Komitet në mënyrë të veçantë ka dënuar arrestimin dhe burgosjen e Muhamed Faraxh Ismail Abu Lafah, gazetar dhe aktivist i të drejtave të të burgosurve palestinezë nga ana e forcave ushtarake të regjimit sionist dhe ka deklaruar se deri më tani Abu Lafah ishte arrestuar 3 herë nga forcat izraelite dhe të paktën 3 vite të jetës së tij i ka kaluar në burgjet izraelite. Ky komitet gjithashtu ka theksuar se politika e vazhdimit të mbajtjes nën arrest të gazetarëve është shkelje e hapur e të drejtave të njeriut dhe e nenit 19 të Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut dhe shkelje e hapur e ligjeve ndërkombëtare. Pushtuesit izraelit po zhvillojnë terrorizëm shtetëror dhe të organizuar kundër mediave palestineze dhe po mundohen të heshtin zërin e mediave palestineze me qëllim që ta godasin rezistencën dhe qëndrueshmërinë e popullit të Palestinës.