Sa'd Hariri fillon negociatat për formimin e qeverisë së re
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i76616-sa'd_hariri_fillon_negociatat_për_formimin_e_qeverisë_së_re
Sa'd Hariri, i emëruari për kryeministër të ri të Libanit, që nga sot ka filluar bisedimet për formimin e qeverisë së re të Libanit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 28, 2018 10:54 Europe/Tirane
  • Sa'd Hariri fillon negociatat për formimin e qeverisë së re

Sa'd Hariri, i emëruari për kryeministër të ri të Libanit, që nga sot ka filluar bisedimet për formimin e qeverisë së re të Libanit.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Sa'd Hariri, që nga sot ka filluar negociatat e tij intensive me partitë politike të tjera për formimin e kabinetit të ri qeveritar. Të enjten e kaluar Michael Aun, presidenti i Libanit, ka emëruar Sa'd Haririn për formimin e kabinetit të ri të qeverisë së Libanit. Sa'd Hariri më par ka deklaruar se qeveria e ardhshme e Libanit do të jetë një qeveri e pajtimit të gjerë kombëtar në të cilën do të marrin pjesë të gjitha grupet dhe partitë politike. Disa burime kanë thënë se qeveria e ardhshme e Libanit mund të ketë 30 ministra.