OKB kritikon Arabinë Saudite
Elizabet Trosel zëdhënëse e komisariatit të lartë të OKB për të drejtat e njeriut ka kritikuar Riadin për shkak të arrestimit të aktivistëve të të drejtave të femrave dhe ka kërkuar nga autoritetet saudite që të përcaktojnë fatin e 9 aktivistëve që aktualisht gjenden në burg.
Trosel tha se akuzat e ngritura kundër 6 femrave dhe 3 burrave aktivistë të të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite, janë akuza serioze që mund të çojnë në dënimin e ashpër të tyre. Përgjatë një viti Muhamed bin Selman, princi i kurorës në Arabinë Saudite, që nga koha kur ai ka marrë pushtetin në këtë vend, ai ka ecur në kuadër të kërkesave të perëndimorëve dhe ka zbatuar reforma në ekonomi dhe çështjet sociale. Ai ka projektuar një program afatgjatë deri në vitin 2030 për të treguar se plotëson kërkesat e femrave në Arabinë Saudite. Si rezultat ai ka bërë disa lëshime dhe ka realizuar disa nga kërkesat e vjetra të femrave. Siç shkruan gazeta Guardian, Arabia Saudite po hedh hapa drejt zhvillimi ekonomik dhe për arritjen e perspektivës së saj të vitit 2030, ky vend ka ndërmarrë hapa në ndryshimin e ligjeve të brendshme lidhur me femrat. Një prej kërkesave më të vjetra të femrave në Arabinë Saudite është e drejta për të ngarë makinën, e drejta për të dalë nga shtëpia dhe e drejta për të udhëtuar të vetme, si dhe punësimi i femrave në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, ato sociale dhe praninë e femrës në ambientet publike. Megjithëse Arabia Saudite tashmë u ka dhënë disa të drejta femrave në vend, arrestimi i aktivisteve femra tregon faktin se në këtë vend ekziston kundërshtim i fortë ndaj dhënies së të drejtave femrave dhe me gjithë reformat sipërfaqësore në këtë drejtim, Riadi në realitet nuk është i gatshëm që tu japë të drejtat femrave. Pikërisht kjo ka ngjallur reagimin dhe kundërshtimin e ashpër të OKB. Siç thotë Elizabet Trosel, me gjithë heqjen e disa kufizimeve që ishin vendosur ndaj femrave në Arabinë Saudite, siç është heqja e ligjit që ndalonte femrat të ngisnin makinën, tani është e habitshme se përse burrat dhe femrat të cilët kanë bërë përpjekje për heqjen e këtyre masave ndaluese, sulmohen nga autoritetet saudite. Me gjithë reformat e kryera dhe sipërfaqësore, femrat në Arabinë Saudite kanë nivel shumë të ulët të drejtash. Gjendja e femrave në Arabinë Saudite për nga analizat e shumë ekspertëve, ngjason me gjendjen e zezakëve në periudhën e Aparteidit në Afrikë, pasi në këtë shtet të drejtat janë ndarë në formë të pabarabartë, mundësitë dhe shërbimet në mënyrë të pabarabartë, ndarja nëpër shkolla, ndarja nëpër ambiente publike, puna në mënyrë të pabarabartë. Në Afrikë ishin zezakët ata që përballeshin me të tilla pengesa dhe ndalime ndërsa në Arabinë Saudite janë femrat ato që përballen me të tilla kufizime dhe padrejtësi. Edhe pse OKB ka kërkuar përcaktimin e fatit të aktivistëve të të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite, këta persona kanë të drejtë të marrin një avokat ndërkohë që fati I tyre është ende i paqartë.