Vazhdon sjellja e egër e regjimit sionist ndaj fëmijëve palestinezë
Zyra palestineze për të burgosurit që mbahen në burgjet e regjimit sionist, ka njoftuar se forcat sioniste vazhdojnë sjelljen e tyre çnjerëzore ndaj fëmijëve palestinezë të arrestuar dhe që mbahen në burgjet izraelite.
Sipas një njoftimi të agjencisë Al Alam të lajmeve, kjo zyrë bën të ditur se fëmijët palestinezë keqtrajtohen në dhomat e hetimit dhe ata privohen nga buka dhe uji ndërkohë që torturohen vazhdimisht për të marrë pohime. Isa Gerage, kreu i delegacionit për çështjen e palestinezëve të burgosur dhe të liruar nga burgjet e regjimit sionist deklaron se 500 të burgosur palestinezë prej javës së kaluar janë futur në grevë urie ndërkohë që ata vazhdojnë të sabotojnë gjykatat e regjimit sionist. Sipas statistikave zyrtare, në burgjet e regjimit sionist mbahen të burgosur 6,500 palestinezë prej të cilëve 300 janë fëmijë.