Pentagoni kërcënon Bashar Asadin
Të enjten mbrëma, Pentagoni paralajmëroi Bashar Asadin që të vazhdojë të përmbahet nga çdo fuqi për të rifituar kontrollon në verilindje të Sirisë, e cila është nën kontrollin e "Forcave Demokratike Kurde" që janë aleatë të Uashingtonit.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, duke cituar agjencinë e lajmeve AFP, gjeneral Kant McKenzi, shef i shtabit të përbashkët të ushtrisë amerikane në një konferencë me gazetarë ka thënë: Të gjitha grupet në Siri duhet t’a dinë se sulmi ndaj forcave ushtarake amerikane ose aleatëve tanë në koalicion (ndërkombëtar kundër ISIS), është një politike pafundësisht e keqe. Presidenti sirian në një intervistë me agjencinë e lajmeve ruse "Russia Today” të enjten tha se problemi i vetëm i mbetur në Siri janë forcat demokratike kurde. Ai tha: "Angazhimi ynë do të bazohet në dy opsione me këtë grup militant, pasi elementet që përbëjnë këtë grup janë qytetarë sirianë, opsioni ynë i parë janë negociatat, por në qoftë se metoda e parë dështon të çlirojë rajonet nën pushtimin e këtyre militantëve, ne do të përdorim forcën, sepse nuk kemi mundësi të tjera. Forcat e ashtuquajtura "Forcat demokratike kurde", si aleati kryesor i Shteteve të Bashkuara në Siri, janë të përhapura në veri dhe në lindje të Sirisë. Grupi, i cili ka një mbështetje të gjerë nga Uashingtoni, më 17 tetor 2017 arriti të marrë kontrollin e qytetit Raka që konsiderohej qendër e grupit terrorist ISIS nga viti 2013.