Foto-ja e vajzës së ish/mbretit saudit shkakton polemika
Qershor 02, 2018 08:02 Europe/Tirane
Publikimi i fotos së vajzës së mbretit të Arabisë Saudite me dorashka lëkure dhe me këpucë me taka, ka shkaktuar polemika në revistën arabe "Vogue".
Raportet thonë se publikimi i fotos së Hajfa bint Abdullah Al Saud, vajzës së Malik Abdullah, ish mbretit të Arabisë Saudite në faqen e parë të revistës arabe "Vogue" pas arrestimit të aktivisteve të të drejtave të grave në këtë vend, është përballur me kritika të gjera. Në këtë foto Hajfa bint Abdullah Al Saud shihet në një makinë e veshur me dorashka prej lëkure dhe me këpuce me taka të larta. Përdoruesit e rrjeteve sociale në shenjë proteste kanë postuar imazhet e kopertinës së "Vogue" duke krahasuar me imazhet e aktivisteve të ndaluara.
Tags