Zarif: "Turpi s'paska fund!"
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i77106-zarif_turpi_s'paska_fund!
Ministri i Jashtëm iranian, Muhamed Xhavad Zarif, në një mesazh të dielën, dënoi vrasjen e një infermiere palestineze në Rripin e Gazës nga snajperët e ushtrisë izraelite.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 03, 2018 13:07 Europe/Tirane
  • Zarif:

Ministri i Jashtëm iranian, Muhamed Xhavad Zarif, në një mesazh të dielën, dënoi vrasjen e një infermiere palestineze në Rripin e Gazës nga snajperët e ushtrisë izraelite.

"Në një javë kur regjimi izraelit transmeton një mesazh absurd për iranianët, ndërsa padronët e tij amerikanë vunë veton ndaj një rezolute që dënon përdorimin e forcës vdekjeprurëse kundër protestuesve të paarmatosur, snajperët izraelitë vrasin një infermiere palestineze që ishte duke u kujdesur për të plagosurit. Turpi s'paska fund", shkroi Zarif në llogarinë e tij në Twitter. Sipas burimeve palestineze, Razan Al-Naxhar u qëllua për vdekje nga forcat izraelite në javën e dhjetë të protestave të marshit të kthimit në kufirin e Gazës. Dëshmitarët thanë se ajo po përpiqej të ndihmonte një protestues të plagosur në vijën kufitare Gaza-Izrael. Ministri palestinez i Shëndetësisë Xhavad Auvad ka denoncuar vrasjen e 21 vjeçares Razan Naxhar si një "krim lufte" dhe një shkelje e rëndë e rregullave ndërkombëtare, të cilat mbrojnë personelin mjekësor në kohë konflikti.