Nis aktiviteti mediatik për Ditën e Kodsit
Komiteti palestinez organizator për Ditën e Kodsit ka nisur propagandën mediatike dhe informative për këtë ditë.
E premtja e fundit e muajit të bekuar të Ramazanit, është emëruar nga imam Khomeini (ra) si dita botërore e Kodsit për të shprehur mbështetjen për popullin palestinez dhe për të kundërshtuar politikat raciste të regjimit sionist. komiteti palestinez organizator i ditës së Kodsit në prani të përfaqësuesve të Hamasit, Xhihadit Islamik dhe Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës, ka theksuar rëndësinë e organizimit të marshit madhështor në Ditën botërore të Kodsit. Grupet e rezistencës palestinez kanë theksuar se mbështetja për rezistencën do të forcojë akoma më shumë qëndresën e palestinezëve.