Tel Avivi u mëson gjuhën perse spiunëve të rinj
Mediat perëndimore kanë njoftuar për vazhdimin e luftës informative të Tel Avivit me Iranin dhe në këtë kuadër spiunët izraelitë do të mësojnë gjuhën perse.
Regjimi sionist nga frika e luftës me Iranin për të marrë informacionet e nevojshme rreth këtij vendi synon tu mësojë gjuhën perse spiunëve sionistë dhe për këtë në Izrael është hapur një shkollë e veçantë për gjuhën dhe kulturën perse. Sipas agjencisë Reuters, të rinjtë që futen në këtë shkollë më vonë pritet të kthehen në spiunë të izraelit. Duke pasur parasysh rëndësinë e kësaj shkolle personat që do të regjistrohen në të nuk do tu bëhet e ditur identiteti. Aktualisht shumë nga nxënësit që kanë mbaruar studimet në këtë shkollë janë futur në shërbimin sekret të regjimit sionist.