Ansarullah nuk do dorëzohet përballë kërkesave të koalicionit agresor
Zv/shefi i zyrës mediatike të lëvizjes Ansarullah të Jemenit, nisjen e bisedimeve me palën saudite e ka kushtëzuar me organizimin e takimit në një vend asnjanës që nuk është përfshirë në luftën kundër Jemenit.
Abdul’gadus Shahari, zv/shefi mediatik i lëvizjes Ansarullah të Jemenit ka hedhur poshtë lajmin për një akord në takimin e Mehdi Mashad kryetar i këshillit të lartë politik të Jemenit dhe Martin Griffiths i dërguari special i OKB në Jemen lidhur me gjendjen në provincën Hadida. Shahari tha se dorëzimi i portit Hadida tek agresorët është e pamundur. Aktualisht rezistenca dhe komitetet popullore në Jemen janë në konflikt me agresorët sauditë dhe të ish presidentit të dorëhequr të Jemenit në provincën Hadida. Ndërkohë gazeta Wall Street Journal ka shkruar se EBA drejtpërsëdrejti ka kërkuar ndihma nga Amerika për të vazhduar agresionin kundër Jemenit.