Autostrada Homs-Hama rihapet pas 7 vjetësh
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i77374-autostrada_homs_hama_rihapet_pas_7_vjetësh
Një autostradë që lidh provincat siriane Homs dhe Hama u rihap pas shtatë vjetësh mbylljeje për shkak të aktiviteteve të grupeve terroriste në këtë zonë, njoftoi të mërkurën agjencia siriane e lajmeve SANA.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 06, 2018 14:47 Europe/Tirane
  • Autostrada Homs-Hama rihapet pas 7 vjetësh

Një autostradë që lidh provincat siriane Homs dhe Hama u rihap pas shtatë vjetësh mbylljeje për shkak të aktiviteteve të grupeve terroriste në këtë zonë, njoftoi të mërkurën agjencia siriane e lajmeve SANA.

Sipas agjencisë, brigada inxhinierike ka përfunduar punën në autostradën 47 kilometra të gjatë. Autostrada Homs-Hama dhe një numër vendbanimesh përreth u vunë nën kontrollin e ushtrisë së qeverisë siriane rreth një muaj më parë si rezultat i tërheqjes së grupeve terroriste nga veriu i provincës Homs dhe nga jugu i Hamas pas operacioneve të suksesshme të ushtrisë siriane. Pas rihapjes së autostradës, shoferët duke vozitur mbanin flamuj sirianë, duke shënuar fitoren e forcave të presidentit Bashar Asad, i cili arriti në muajt e fundit të fitojë kontrollin e të gjitha rajoneve të pushtuara nga militantët rreth kryeqytetit të vendit, si dhe përgjatë autostradës Homs-Hama , e cila ka qenë e izoluar prej vitesh.