Tërheqja e Iranit dhe Hezbollahut nuk ka gjasa të ndodhë
Nabih Berri, kryetari i Parlamentit libanez dënoi kërkesat që Irani dhe Hezbollahu të largohen nga Siria.
Tërheqja nuk ka gjasa të ndodhë, tha Berri në një intervistë me median ruse 'Sputnik'. Nëse Hezbollahu libanez nuk do të ishte i pranishëm në Siri, ISIS do të kishte qenë në Liban tani, theksoi Nabih Berri duke shtuar: "Tërheqja do të ndodhë vetëm kur Siria të çlirohet dhe të integrohet". Prania e Iranit në Siri është me kërkesën e qeverisë siriane dhe po ashtu është edhe prania e Rusisë, tha Berri duke vënë në dukje se Irani dhe Hezbollahu kanë qenë në Siri për të luftuar grupet terroriste. Kryetari i Parlamentit libanez vazhdoi duke thënë se regjimi sionist i Izraelit është i shqetësuar për rolin e Iranit dhe Hezbollahut, sepse Tel Avivi shpresonte që grupet terroriste të rrëzonin qeverinë siriane, e cila nuk bën asnjë kompromis me regjimin okupator izraelit . Duke iu referuar pranisë së 1.5 milion refugjatëve sirianë në Liban, Berri tha se nuk janë të huaj. Libani dhe Siria janë binjakë, shtoi ai.