150 terroristë të ISIS transferohen në Bagdad për tu ekzekutuar
Qershor 06, 2018 20:09 Europe/Tirane
Më shumë se njëqind anëtarë të grupit terrorist ISIS të kapur gjatë çlirimit të qytetit strategjik verior të Irakut, Mosul, janë transferuar në Bagdad për t'u përballur me ekzekutimin.
Një burim nga departamenti i policisë së provincës Ninva tha se 150 ekstremistë të ISIS, të cilët ishin dënuar me vdekje, u transferuan nga Mosuli, në kryeqytet Bagdad ku do të ekzekutohen. Burimi shtoi se terroristët kanë "pranuar se kanë masakruar civilët, dhe kanë vrarë dhe grabitur civilët irakianë gjatë viteve të fundit". "Vendimet e gjykatës të miratuara kundër të dënuarve, të cilët janë të gjithë me kombësi irakiane, së shpejti do të ekzekutohen," vuri në dukje ai.
Tags