Fillojnë protestat “Miliona kudsianë” në Gaza
Burime palestineze kanë njoftuar për fillimin e protestës së kthimit në Gaza me titull “Miliona kudsianë”, me praninë e një numri të madh të palestinezëve.
Protestat në Gaza kanë filluar sot pas namazit të së premtes me praninë e 280,000 adhuruesve palestinezë në xhaminë al Aksa. Ushtarët e regjimit sionist para fillimit të këtyre protestave kanë mbyllur kufijtë e Palestinës së pushtuar me Gazën, duke qëlluar protestuesit palestinez në afërsi të Gazës. Rrjeti televiziv Al Alam tha se ushtria e regjimit okupator sionist ka përdorur gaz lotsjellës kundër pjesëmarrësve në Ditën Botërore të Kudsit në lindje të Khaza në jug të Rripit të Gazës. Ministria e Shëndetësisë gjithashtu njoftoi se ka rritur gatishmërinë e saj në qendrat shëndetësore dhe spitalet.