Publikohet numri i martirëve dhe i të plagosurve në Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i77530-publikohet_numri_i_martirëve_dhe_i_të_plagosurve_në_gaza
Numri i martirëve të protestës së madhe në ditën botërore të Kodsit, ka shkuar në 4 martirë dhe 620 të plagosur.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 09, 2018 05:47 Europe/Tirane
  • Publikohet numri i martirëve dhe i të plagosurve në Gaza

Numri i martirëve të protestës së madhe në ditën botërore të Kodsit, ka shkuar në 4 martirë dhe 620 të plagosur.

Me mijëra palestinezë në ditën botërore të Kodsit pas faljes së namazit të xhumasë janë ngritur në Gaza për të protestuar kundër regjimit sionist. forcat sioniste ashtu si javët e kaluara protestës paqësore të palestinezëve u janë përgjigjur me dhunë duke përgjakur protestuesit paqësorë palestinezë. Sipas njoftimit të ministrisë së shëndetësisë së Palestinës, në këto protesta forcat sionite kanë martirizuar 4 palestinezë dhe kanë plagosur të paktën 620 të tjerë ndërkohë që shumë prej tyre ndodhen në kushte të rënda shëndetësore për shkak të gazit lotsjellës dhe gazrave të tjerë helmues që kanë përdorur forcat sioniste për shpërndarjen e protestuesve. Në mesin e të plagosurve vihet re një femër dhe disa gazetarë. Protesta e madhe e  Gazës ka nisur prej datës 30 mars për të drejtën e kthimit të palestinezëve. Që nga ajo datë e deri më sot janë martirizuar 143 palestinezë dhe janë plagosur mbi 14 mijë të tjerë.