Hamasi: AAP do të dështojë në përpjekjet e saj mashtruese
Zëdhënësi i lëvizjes së rezistencës islamike palestineze Hamas njoftoi se ndëshkimet e dhëna nga AAP janë masë për të rikuperuar dështimet e këtij autoriteti.
Mahmud Abas kreu i AAP prej prillit të kaluar ka vendosur disa masa ndëshkuese financiare dhe ligjore, siç është ulja e pagës ë punonjësve në Gaza, dëbimi i shumë punëtorëve nga puna, ulja e sasisë së energjisë elektrike për Gazën, ndërprerja e dërgimit të medikamenteve, etj. Sami Abu Zhari zëdhënësi i Hamasit ka thënë se këto masa të AAP janë fund i këtij autoriteti dhe i sjelljeve të tij imorale. Hesan Bedran anëtar i zyrës politike të Hamsait vuri në dukje protestat e organizuara në BPLJ ku është kërkuar dhënia fund rrethimit të Gazës dhe anulimi i masave ndëshkuese të AAP dhe tha se kjo protestë tregon besnikërinë e kombit palestinez ndaj atdheut dhe qëndrimet e personaliteteve kombëtare dhe ligjore palestineze janë një goditje e rëndë për AAP.