Ushtria siriane zmbraps ofensivën në Palmira
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i77728-ushtria_siriane_zmbraps_ofensivën_në_palmira
Trupat e qeverisë siriane të mbështetura nga forcat ajrore ruse kanë ndaluar militantët të dalin nga zona Al-Tanf në Homs për të sulmuar qytetin antik Palmira, njoftoi Qendra ruse për pajtimin në Siri.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 11, 2018 14:26 Europe/Tirane
  • Ushtria siriane zmbraps ofensivën në Palmira

Trupat e qeverisë siriane të mbështetura nga forcat ajrore ruse kanë ndaluar militantët të dalin nga zona Al-Tanf në Homs për të sulmuar qytetin antik Palmira, njoftoi Qendra ruse për pajtimin në Siri.

Sipas qendrës, pesë militantë janë vrarë, një kamion dhe një motoçikletë u shkatërruan ndërsa militantët e mbetur u kthyen në vendstrehimin e tyre në Al-Tanf. Deklarata shton se një grup i madh terroristësh, "duke lëvizur në kamionë me armë të rënda dhe motoçikleta, ishin zmbrapsur nga postet e vëzhgimit të ushtrisë siriane në zonën e malit Gurab". Qendra ruse për pajtimin në Siri gjithashtu vuri në dukje se përpjekjet e terroristëve për të dalë nga rajoni Al-Tanf, që kontrollohet nga forcat e armatosura të SHBA, po bëhen në baza ditore. Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, gjenerali Igor Konashenkov tha në një deklaratë të shtunën se të gjitha bazat e terroristëve të ISIS në Siri ndodhen në zonat ku janë vendosur forcat amerikane dhe sqaroi se "paraqitja e organizatës terroriste ISIS ishte rezultat i pushtimit amerikan të Irakut nën pretekstin e rremë të armëve kimike ". Ai shtoi se "fatkeqësitë e vërteta" të popullit sirian janë në zonat Al-Tanf dhe Raka, ku forcat amerikane janë vendosur në mënyrë të paligjshme.