Mansur Hadi takohet me ministrin e punëve të jashtme të EBA
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i77778-mansur_hadi_takohet_me_ministrin_e_punëve_të_jashtme_të_eba
Presidenti i dorëhequr i Jemenit në Meke është takuar dhe ka biseduar me ministrin e punëve të jashtme të EBA.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 12, 2018 08:36 Europe/Tirane
  • Mansur Hadi takohet me ministrin e punëve të jashtme të EBA

Presidenti i dorëhequr i Jemenit në Meke është takuar dhe ka biseduar me ministrin e punëve të jashtme të EBA.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Abdorabe Mansur Hadi, presidenti i dorëhequr i Jemenit dhe Abdullah bin Zajed Ale Nahjan, ministri i punëve të jashtme të Emirateve të Bashkuara, kanë shqyrtuar marrëdhëniet bilaterale, zhvillimet më të fundit në situatën e Jemenit dhe përpjekjeve e bëra për vendosjen e stabilitetit në të gjithë territorin e Jemenit dhe për dërgimin e ndihmave humanitare për popullin e Jemenit. Gjatë këtij takimi të dy palët gjithashtu kanë biseduar edhe për forcimin e lidhjeve dhe kanë theksuar në realizimin e qëllimeve e tyre në dosjet dypalëshe dhe për marrjen e hapave në rrugën e realizimit të qëllimeve të koalicionit agresor arab kundër Jemenit.