6 civilë sirian të vrarë gjatë sulmit të koalicionit amerikan
(last modified Tue, 12 Jun 2018 12:07:30 GMT )
Qershor 12, 2018 14:07 Europe/Tirane
  • 6 civilë sirian të vrarë gjatë sulmit të koalicionit amerikan

Avionët luftarakë të koalicionit ndërkombëtar të drejtuar nga Amerika të martën kanë kryer vrasje të reja në Siri dhe gjatë sulmeve të tyre janë vrarë të paktën 6 civilë sirianë dhe janë plagosur pesë të tjerë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se sipas burime lokale siriane, avionët luftarak të koalicionit ndërkombëtar të drejtuar nga Amerika sot kanë sulmuar fshatin Tel Al-Xhair në provincën Hasake ku si pasojë janë vrarë 6 civilë sirianë dhe janë plagosur pesë persona të tjerë. Avionët luftarakë të koalicionit ndërkombëtar të drejtuar nga Amerika edhe dje gjatë bombardimeve të tyre kanë vrarë të paktën 18 refugjatë irakianë. Avionët luftarakë të Amerikës kishin bombarduar një shkollë në fshatin Khuvejbira në jug të provincës Hasake ku kanë vrarë 18 gra dhe fëmijë irakianë refugjatë në territorin e Sirisë.

Tags