Vazhdon konfiskimi i territoreve palestineze nga regjimi sionist
Qershor 13, 2018 05:24 Europe/Tirane
Komiteti ligjvënës i parlamentit të regjimit sionist ka miratuar një ligj për konfiskimin e territoreve palestineze në BPLJ dhe vazhdimin e procesit për ndërtimin e kolonive sioniste.
Sipas gazetës sioniste Haarets, qëllimi i nxjerrjes së këtij ligji është justifikimi i konfiskimit të territoreve palestineze dhe ndërtimin e dhjetëra kolonive sioniste. Ligji e lejon regjimin sionist që sipas kushteve dhe në cdo kohë sipas dëshirave të tij të konfiskojë territoret palestineze. Kolonitë sionistë ndërtohen në kohën kur më 23 dhjetor 2016 KS i OKB ka kërkuar ndalimin e procesit të ndërtimit të këtyre kolonive.
Tags