Sulmi sionist në kampin al-Ma'ari dhe përleshjet me palestinezët
Pas një sulmi brutal të trupave sioniste në kampin al-Ma'ari në Ramallah, në Bregun Perëndimor, u zhvillua një konflikt i ashpër midis sionistëve dhe qytetarëve palestinezë.
Pas konfliktit të gjerë midis ushtarëve sionistë dhe civilëve palestinezë, ushtarët izraelitë përdorën plumba dhe gaz lotsjellës, që rezultoi në plagosjen e pesë palestinezëve. Në anën tjetër, gazeta sioniste Yediot Aharonot shkruan: Lufta midis ushtarëve sionistë dhe civilëve palestinezë në qytetin e Gazës të mërkurën çoi në djegien e 15 kopshteve dhe fushave të kolonëve sionistë në vendbanimet përreth këtij rajoni. Pamundësia e shuarjes së këtij zjarri nga zjarrfikësit palestinezë në fushat e kolonëve sionistë përgjatë Gazës dhe zgjerimi i zjarrit në këto fusha, ka zemëruar zyrtarët e regjimit sionist. Sot, Komiteti ligjvënës i parlamentit të regjimit sionist ka miratuar një ligj për konfiskimin e territoreve palestineze në BPLJ dhe vazhdimin e procesit për ndërtimin e kolonive sioniste.