Humbjet e mëdha të koalicionit agresor saudit përball rezistencës jemenase
Burimet jemenase kanë njoftuar për humbjet e mëdha të koalicionit agresor saudit në fronte të ndryshme dhe njësia e snajperëve të forcave jemenase kanë vrarë disa ushtarak të koalicionit saudit.
Kanali televiziv Al Masira njoftoi se njësitë e snajperëve të ushtrisë dhe forcave të rezistencës popullore të Jemenit të premten kanë vrarë 6 ushtarakë të koalicionit saudit në Xhizan dhe Asir në jugperëndim të Arabisë Saudite. Forcat jemenas gjithashtu ditën e kaluar kanë sulmuar disa bastione të mercenarëve sauditë në provincën Lahexh në jug të Jemenit dhe kanë vrarë disa mercenarë sauditë. Gjithashtu një burim ushtarak jemenas ka theksuar se forcat e ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit kanë krijuar prita dhe kurthe të ndryshme kundër forcave të koalicionit saudit në Al-Hudejda dhe kanë vrarë me dhjetëra ushtarë dhe kanë shkatërruar mbi 20 automjete ushtarake të koalicionit agresor saudit. Burimet jemenase gjithashtu kanë theksuar se forcat e koalicionit agresor saudit deri më tani nuk kanë arritur të marrin nën kontroll aeroportin e Al-Hudejdas.