Kryeministri i Libanit takohet me mbretin e Arabisë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i78080-kryeministri_i_libanit_takohet_me_mbretin_e_arabisë_saudite
Kryeministri i Libanit është takuar dhe ka biseduar me mbretin e Arabisë Saudite.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 16, 2018 08:47 Europe/Tirane
  • Kryeministri i Libanit takohet me mbretin e Arabisë Saudite

Kryeministri i Libanit është takuar dhe ka biseduar me mbretin e Arabisë Saudite.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se mbreti i Arabisë Saudite Selman bin Abdulaziz të premten pasdite në pallatin Al-Safa në qytetin Xhide ka zhvilluar një takim me Sa’d Hariri, kryeministrin e Libanit. Kjo vizitë e kryeministrit të Libanit në Arabinë Saudite është zhvilluar në kuadër të pritjes solemne të mbretit Selman të Arabisë Saudite për mysafirët speciale në ditët e festës së Fitër Bajramit. Sa’d Hariri ditën e kaluar në Rusi është takuar dhe ka biseduar me Vladimir Putin, presidentin e Rusisë, ku ka diskutuar në lidhje me situatën në rajon dhe çështjen e kthimit të refugjatëve sirianë nga Libani në Siri.