Izraeli ndalon filmimin e krimeve kundër palestinezëve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i78172-izraeli_ndalon_filmimin_e_krimeve_kundër_palestinezëve
Ministrat e kabinetit të Izraelit kanë miratuar një projekt-ligj që dënon penalisht filmimin e mizorive të ushtarëve izraelitë kundër palestinezëve gjatë kohës që janë në detyrë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 17, 2018 21:04 Europe/Tirane
  • Izraeli ndalon filmimin e krimeve kundër palestinezëve

Ministrat e kabinetit të Izraelit kanë miratuar një projekt-ligj që dënon penalisht filmimin e mizorive të ushtarëve izraelitë kundër palestinezëve gjatë kohës që janë në detyrë.

Projektligji, i sponsorizuar nga partia Yisrael Beitenu në koalicionin qeverisës të Kryeministrit Benjamin Netanjahu, do të dënojë deri në pesë vjet burgim çdo person që xhiron ose publikon filmimet "me qëllim që të dëmtojë moralin e ushtarëve të Izraelit apo banorëve të tij". Projekt-ligji do të dënojë me 10 vjet burg për ata që nëpërmjet filmimeve synojnë të dëmtojnë  "sigurinë kombëtare" të Izraelit. Në muajt e fundit, trupat izraelite janë filmuar në shumë raste duke vrarë brutalisht palestinezët, ndërsa videot që janë përhapur në internet kanë shkaktuar irritim të madh dhe dënime të ushtrisë së regjimit izraelit nga opinioni publik ndërkombëtar. Një video e qarkulluar në internet në muajin prill tregoi momentin kur një snajper izraelit vrau një protestues palestinez të paarmatosur pranë gardhit kufitar në Rripin e Gazës. Snajperi dhe ushtarët e tjerë brohoritën me gëzim pas vrasjes "së suksesshme" të një adoleshenti palestinez.