ISIS humbet bazën e dytë të rëndësishme të tij në Hesake
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i78184-isis_humbet_bazën_e_dytë_të_rëndësishme_të_tij_në_hesake
Forcat demokratike të Sirisë me anë të një operacioni kanë marrë nën kontroll bazën e dytë të rëndësishme të ISIS në provincën Hesake në verilindje të Sirisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 18, 2018 05:59 Europe/Tirane
  • ISIS humbet bazën e dytë të rëndësishme të tij në Hesake

Forcat demokratike të Sirisë me anë të një operacioni kanë marrë nën kontroll bazën e dytë të rëndësishme të ISIS në provincën Hesake në verilindje të Sirisë.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia informative e Sirisë sipas të cilës forcat demokratike të Sirisë janë futur në qytetin Nasira që ndodhet 2 km në lindje të qytetit Dashisha pjesë e provincës Hesake dhe kanë çliruar këtë zonë që ishte baza e dytë e rëndësishme e grupit terrorist takfirist ISIS. Në ndihmë të forcave kurde për çlirimin e kësaj zone kanë ardhur edhe forcat amerikane, franceze, italiane dhe forcat e tjera perëndimore. Me çlirimin e kësaj zone, forcat kurde kanë arritur të marrin kontrollin e 22 qytezave në veri të Sirisë. ISIS prej vitit të kaluar ka humbur shumë qendra në Siri dhe sot pjesa e mbetur e këtij grupi terrorist qëndron e fshehur nëpër shkretëtirat e Sirisë ku herë pas here kryen akte terroriste.