ISIS humbet bazën e dytë të rëndësishme të tij në Hesake
Forcat demokratike të Sirisë me anë të një operacioni kanë marrë nën kontroll bazën e dytë të rëndësishme të ISIS në provincën Hesake në verilindje të Sirisë.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia informative e Sirisë sipas të cilës forcat demokratike të Sirisë janë futur në qytetin Nasira që ndodhet 2 km në lindje të qytetit Dashisha pjesë e provincës Hesake dhe kanë çliruar këtë zonë që ishte baza e dytë e rëndësishme e grupit terrorist takfirist ISIS. Në ndihmë të forcave kurde për çlirimin e kësaj zone kanë ardhur edhe forcat amerikane, franceze, italiane dhe forcat e tjera perëndimore. Me çlirimin e kësaj zone, forcat kurde kanë arritur të marrin kontrollin e 22 qytezave në veri të Sirisë. ISIS prej vitit të kaluar ka humbur shumë qendra në Siri dhe sot pjesa e mbetur e këtij grupi terrorist qëndron e fshehur nëpër shkretëtirat e Sirisë ku herë pas here kryen akte terroriste.