Siri: Forcat turke hyjnë në periferi të Manbixhit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i78226-siri_forcat_turke_hyjnë_në_periferi_të_manbixhit
Trupat turke thuhet se kanë hyrë në periferi të qytetit sirian  Manbixh si pjesë e një marrëveshjeje me Shtetet e Bashkuara për të larguar militantët kurdë të mbështetur nga Uashingtoni nga zona dhe për të siguruar rajonin.
(last modified 2026-05-05T20:27:48+00:00 )
Qershor 18, 2018 16:43 Europe/Tirane
  • Siri: Forcat turke hyjnë në periferi të Manbixhit

Trupat turke thuhet se kanë hyrë në periferi të qytetit sirian  Manbixh si pjesë e një marrëveshjeje me Shtetet e Bashkuara për të larguar militantët kurdë të mbështetur nga Uashingtoni nga zona dhe për të siguruar rajonin.

Transmetuesi turk NTV e bëri njoftimin të hënën, duke cituar burimet lokale. Kryeministri turk Binali Yildirim u citua gjithashtu nga NTV të thoshte se forcat ushtarake turke kishin filluar kryerjen e detyrave në Manbixh. Më vonë gjatë ditës, ushtria turke konfirmoi raportin e medias dhe tha se ushtarët turq dhe amerikanë kishin filluar patrullat në Siri veriore përgjatë vijës ndërmjet qytetit Manbixh dhe një rajoni fqinj që ndodhet nën kontrollin e Ankarasë. Më parë këtë muaj, Ankaraja dhe Uashingtoni ranë dakord mbi një plan për tërheqjen e militantëve kurdë nga qyteti verior i Sirisë dhe vendosjen e ushtarëve turq e të SHBA në rajon për të stabilizuar zonën. SHBA-të e kishin zemëruar Turqinë duke njoftuar një plan për formimin e një forcë militante kurde në Siri afër kufirit turk, duke bërë që Ankaraja në janar të fillonte një operacion ushtarak në Siri kundër militantëve të mbështetur nga SHBA.