OKB: Sulmi në Hudejda rrezikon miliona njerëz
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i78230-okb_sulmi_në_hudejda_rrezikon_miliona_njerëz
Komisioneri i lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut ka paralajmëruar se sulmet e udhëhequra nga Arabia Saudite ndaj portit Hudejda në perëndim të Jemenit mund të rrezikojnë jetën e miliona njerëzve.
(last modified 2026-05-05T20:27:48+00:00 )
Qershor 18, 2018 16:45 Europe/Tirane
  • OKB: Sulmi në Hudejda rrezikon miliona njerëz

Komisioneri i lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut ka paralajmëruar se sulmet e udhëhequra nga Arabia Saudite ndaj portit Hudejda në perëndim të Jemenit mund të rrezikojnë jetën e miliona njerëzve.

"Theksoj shqetësimin tim të madh lidhur me sulmet e vazhdueshme të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite dhe Emiratet në Hudejda, që mund të rezultojë në viktima të shumta civile dhe do të ketë një ndikim katastrofik në ndihmat humanitare që vijnë përmes portit për shpëtimin e jetës së miliona njerëzve ", tha të hënën Zeid Raad al-Hussein. Pavarësisht nga paralajmërimet nga organizatat ndërkombëtare, helikopterët Apache të Arabisë Saudite rifilluan të hënën sulmet ajrore mbi shkollat dhe shtëpitë në lagjen Manzar, në Hudejda, thanë banorët lokalë. Sulmet ajrore të intensifikuara erdhën pasi luftëtarët Htuthi të dielën hodhën poshtë njoftimet se forcat e udhëhequra nga Arabia Saudite kishin pushtuar aeroportin e Hudejdas, duke thënë se agresorët ishin në tërheqje në të gjitha vijat e frontit. Disa vende perëndimore si SHBA, Franca dhe Britania e Madhe, akuzohen se janë bashkëpjesëmarrës në agresion, ndërsa furnizojnë regjimin e Riadit me armë të avancuara dhe pajisje ushtarake, si dhe i ofrojnë ndihmë logjistike dhe të inteligjencës.