Ansarullah: OKB është e paaftë për zgjidhjen e krizës në Jemen
Një anëtar i Këshillit Politik të lëvizjes Ansarullah të Jemenit ka thënë se dështimi në rihapjen e aeroportit të Sanas tregon paaftësinë e OKB për ndërprerjen e luftës së përgjithshëm të Amerikës, Anglisë, Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe kundër Jemenit.
Selim Al-Moghlis, anëtar i këshillit politik të lëvizjes Ansarullah të Jemenit, të martën në një intervistë me kanalin Al Alam tha se populli dhe qeveria e Jemenit nuk shpresojnë asgjë në punën e Martin Griffiths, të dërguarit të OKB në Jemen, dhe deri në kohën kur Amerika dhe Anglia synojnë pushtimin e brigjeve të Jemenit dhe korridoreve ujore për interesat e tyre, nuk mund të arrihet marrëveshje për situatën në Al-Hudejda. "Ndërprerja e sulmeve të agresorëve dhe dhënia fund e bllokadës së padrejtë mund të realizohet vetëm nëpërmjet forcave të rezistencës popullore të Jemenit. Agresorët sauditë dhe mercenarët e tyre nuk rrugë tjetër, përveçse të dorëzohen përpara vullnetit të popullit të Jemenit",- tha ndër të tjera Selim Al-Mughlis.