Thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e së premtes
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i78386-thirrje_për_pjesëmarrje_masive_në_protestën_e_së_premtes
Komiteti Kombëtar organizator i protestës për të drejtën e kthimit dhe anulimin e rrethimit të gazës, me anë të një deklarate ka bërë thirrje për pjesëmarrje të gjerë në protestën e së premtes që është cilësuar Besnikëria ndaj të plagosurve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 21, 2018 05:52 Europe/Tirane
  • Thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e së premtes

Komiteti Kombëtar organizator i protestës për të drejtën e kthimit dhe anulimin e rrethimit të gazës, me anë të një deklarate ka bërë thirrje për pjesëmarrje të gjerë në protestën e së premtes që është cilësuar Besnikëria ndaj të plagosurve.

Ky komitet ka theksuar në organizimin paqësor të protestës për të drejtën e kthimit ditën e premte ku palestinezët do të shprehen kundër planit të njohur me emrin Akordi i Shekullit dhe Atheu zëvendësues. Një prej pikave më të rëndësishme të planit Akordi i Shekullit i propozuar nga Donald Trump dhe disa aleatë të tij rajonalë është eliminimi i çështjes palestineze në favor të regjimit sionist dhe grabitja e pasurisë së vendeve të rajonit. Palestinezët organizojnë protesta paqësore për të drejtën e kthimit që prej 30 marsit. Këtyre protestave regjimi sionist u është përgjigjur me grykën e pushkës duke martirizuar të paktën 141 palestinezë dhe plagosur mbi 15 mijë të tjerë.