Ansarullah: Lufta në Hadida ka zbuluar mashtrimet e agresorit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i78444-ansarullah_lufta_në_hadida_ka_zbuluar_mashtrimet_e_agresorit
Një prej anëtarëve të zyrës politikë të lëvizjes Ansarullah në Jemen ka thënë se lufta në Hadida ka zbuluar mashtrimet e agresorëve dhe të mercenarëve sauditë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 22, 2018 05:23 Europe/Tirane
  • Ansarullah: Lufta në Hadida ka zbuluar mashtrimet e agresorit

Një prej anëtarëve të zyrës politikë të lëvizjes Ansarullah në Jemen ka thënë se lufta në Hadida ka zbuluar mashtrimet e agresorëve dhe të mercenarëve sauditë.

Sejfullah Shami, në një intervistë për kanalin televiziv Mejadin përmendi pretendimet e agresorëve dhe mercenarëve sauditë për pushtimin disa orësh të portit Hadida dhe për nisjen e luftës mediatike kundër Jemenit dhe tha se propaganda e luftës kundër Jemenit dhe kundër aeroportit të qytetit Hadida ka zbuluar qartazi realitetin e luftës dhe mashtrimet e armikut. Zyrtarët jemenas thonë se aeroporti në qytetin strategjik Hadida është ende nën kontrollin e lëvizjes Ansarullah, duke hedhur poshtë njoftimet se objekti kishte rënë në duart e forcave të mbështetura nga Arabia Saudite. Më herët zëdhënësi i ushtrisë së Jemenit, gjeneral brigade Sharaf Lukman, të enjten hodhi poshtë pohimet se pushtuesit kishin fituar terren në Hadida dhe tregoi fotografi të mjeteve të blinduara të armikut të hedhura në erë në këtë qytet. Ai gjithashtu përshëndeti arritjet e luftëtarëve të Jemenit në bregun perëndimor të vendit si një "mrekulli". Luftëtarët e Jemenit, tha Lukman, kanë luftuar kundër militantëve të ISIS dhe al-Kaidës në Hadida dhe kanë rrethuar forcat dhe mercenarët e mbështetur nga Arabia Saudite në rajonin al-Xhah. Mercenarët kanë dy zgjedhje, ose të dorëzohen ose të vdesin, vuri në dukje ai. Nga ana tjetër, zëdhënësi i lëvizjes Ansarullah, Muhamed Abdulsalam, theksoi se agresorët ishin mposhtur në bregun perëndimor të Jemenit pavarësisht posedimit të armëve të shumta dhe mbështetjes financiare dhe mediatike. Ai më tej përshkroi agresionin e pushtuesve në Hadida si "një vetëvrasje masive", duke thënë se ofensiva ka për qëllim të vrasë jemenasit dhe t'i japë fund sovranitetit të tyre. Populli i Jemenit nuk do të gjunjëzohet përballë presioneve, tha Abdulsalam, duke theksuar se luftëtarët Huthi i kishin prishur komplotet "idiote" të armiqve me një sulm të koordinuar.