Katari kundër agresionit të Arabisë Saudite ndaj Jemenit
Qershor 22, 2018 07:33 Europe/Tirane
Ministri i punëve të jashtme të Katarit ka deklaruar se vendi i tij kundërshton ashpër operacionet dhe agresionin e Arabisë Saudite ndaj Jemenit.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sheik Muhamed bin Abdurrahman Ale Thani, ministri i punëve të jashtme të Katarit, të enjten në Parlamentin Evropian, deklaroi se bisedimet janë e vetmja rrugë për zgjidhjen e krizës në Jemen dhe Doha mbështet vendosjen e stabilitetit dhe sigurisë për popullin e Jemenit. Agresioni luftarak i Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe aleateve të tyre kundër Jemenit deri më tani shkaktuar vrasjen e mbi 14 mijë civilëve jemenas, plagosjen e dhjetëra mijëra dhe shpërnguljen e miliona njerëzve në Jemen.
Tags