Marrëveshja e Shekullit në prag të prezantimit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i78546-marrëveshja_e_shekullit_në_prag_të_prezantimit
Vizita e të dërguarve të presidentit të Amerikës në rajonin e Lindjes së Mesme për të krijuar rrethanat për prezantimin e planit për kompromis mes palestinezëve dhe regjimit sionist të quajtur "Marrëveshja e Shekullit", ka përfunduar në kohën kur të gjitha vëmendjet janë përqendruar në shpalljen zyrtare të këtij plani dhe në pasojat e mundshme të tij.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 23, 2018 10:46 Europe/Tirane
  • Marrëveshja e Shekullit në prag të prezantimit

Vizita e të dërguarve të presidentit të Amerikës në rajonin e Lindjes së Mesme për të krijuar rrethanat për prezantimin e planit për kompromis mes palestinezëve dhe regjimit sionist të quajtur "Marrëveshja e Shekullit", ka përfunduar në kohën kur të gjitha vëmendjet janë përqendruar në shpalljen zyrtare të këtij plani dhe në pasojat e mundshme të tij.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se në krye të këtij delegacioni ishte Jared Kushner, dhëndri dhe këshilltari special i Trump, dhe Xhejson Grinblat, i dërguari i presidentit të Amerikës në negociatat të ashtuquajtura për paqe. Ata ditën e martë të kësaj jave filluan vizitën e tyre në Lindjen e Mesme duke zbritur në Aman, kryeqytetin e Jordanisë dhe u takuan me mbretin Abdullahu i II-të. Kushner dhe Grinblat më pas ditën e mërkurë shkuan në Arabinë Saudite ku u takuan me Muhamed bin Selman, princin e kurorës së Arabisë Saudite. Destinacioni tjetër i amerikanëve ishte Doha dhe ata të enjten u takuan dhe biseduan me Tamim bin Hamad Ale Thani, emirin e Katarit. Grinblat gjithashtu është takuar edhe me presidentin egjiptian Abdulfatah Al-Sisi. Destinacioni i fundit i delegacionit amerikan në Lindjen e Mesme ishte toka e pushtuara e Palestinës. Ata të premten zhvilluan takime dhe bisedime me Beniamin Netanjahu, kryeministrin e regjimit sionist. Temë kryesore e të gjitha këtyre takimeve ishte zierja dhe pjekja e planit të shëmtuar dhe kriminel të Amerikës të quajtur "Marrëveshja e Shekullit" për t'i dhënë fund çështjes së Palestinës. Një plan ky për të cilin Amerika po përgatitet për një kohë të gjatë dhe që nga koha e ardhjes në pushtet të Donald Trump ka marrë një dinamizëm më të madh.

Tre këndet e Marrëveshjes së Shekullit

Donal Trump më 6 dhjetor të vitit 2017, në mënyrë zyrtare shpalli Kodsin e shenjtë (Jerusalemin) kryeqytet të regjimit sionist dhe më 14 maj të vitit 2018, me rastin e 70 vjetorit të krijimit të regjimit fals sionist, bëri transferimin e ambasadës së Amerikës nga Tel Avivi në Kodsin e shenjtë. Përgjatë më pak se një viti e gjysmë të qëndrimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë, në mënyrë të vazhdueshme ose ai dhe të dërguarit e tij janë në vendet arabe ose krerët e regjimeve arabe janë mysafirë të tij dhe të disa vende të harmonizuara me Amerikën dhe Izraelin. Muhamed bin Selman gjatë vizitës së tij gati tre javësh në Amerikë në mars të këtij viti, është takuar me shumicën e funksionarëve amerikanë. Natyrisht ai ka shkuar më pas edhe në Angli dhe Francë ku kaluar disa ditë në këto dy vende. Thelbi i vizitës së princit të kurorës saudite mund të vërehet në intervistën e tij të zhvilluar me revistën amerikane "Atlantic" kur ai duke vë në dukje të drejtën e hebrenjve për të pasur tokën e etërve të tyre, njohu zyrtarisht ekzistencën e regjimit sionist. Amerikanët përkundër të gjitha pakteve ndërkombëtare dhe në mesin e protestave dhe kundërshtimeve të ashpra të palestinezëve dhe njerëzve liridashës të botës, transferuan ambasadën e tyre në Kodsin e shenjtë dhe pak më matanë Kudsit të shenjtë, forcat ushtarake të armatosura deri në dhëmbë, vranë dhe masakruan popullatën palestineze e cila ishte mbledhur në Rripin e Gazës dhe protestonte me duar bosh duke martirizuar rreth 70 civilë dhe plagosur mbi 2500 të tjerë. Mirëpo pas kësaj ngjarje, heshtja vdekjeprurëse e krerëve të shteteve arabe dhe tani mirëpritja e ngrohtë e tyre ndaj të dërguarve të Amerikës, tregon shumë qartë se ka filluar shitja me çmim të lirë e Palestinës. Deklaratat e qeverisë së Amerikës pas çdo njërit të takimeve të Kushner dhe Grinblat, kanë raportuar se në takimet tyre me krerët e shteteve arabe, është biseduar për planin e Trump për Palestinës dhe nevojën e ndihmës së tyre për Gazën.  

Disa hapa deri në zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Shekullit

Amerikanët dëshirojnë që duke çarmatosur Hamasin dhe lëvizjet e rezistencës në Gaza, me parat e arabëve të ndërtojnë pak Rripin e Gazës dhe ta shpallin shtetin e pavarur të Palestinës në Rripin e Gazës dhe në disa pjesë të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan në mënyrë që palestinezët të jenë të kënaqur me pranimin e Marrëveshjes së Shekullit. Plan ky i cili në asnjë mënyrë nuk fletë për të drejtën e kthimit të palestinezëve të shpërngulur me dhunë nga vendbanimet e tyre. Agjencia e lajmeve Reuters duke cituar Uashingtonin, ka bërë të ditur se plani i Amerikës i ashtuquajtur për paqe është duke u përgatitur dhe shumë shpejtë do të prezantohet.  Reuters vë në dukje takimin e Netanjahut me Kushner, Grinblat dhe David Friedman, ambasadorin e Amerikës në Palestinën e pushtuar, takim ky që ka zgjatur katër orë dhe ka shkruar: "Vizita e delegacionit amerikan në Kods është bërë pas vizitës së tyre në Egjipt dhe Jordani, të dy fqinjë dhe partnerë të Izraelit në procesin e paqes dhe pas vizitës së tyre në Katar i cili dëshiron të ndihmojë rindërtimin Rripit të Gazës". Faqja arabe e Reuters në lidhje me arsyen e vizitës së delegacionit të Trump në Arabinë Saudite, gjithashtu ka shkruar se arsyeja është pjesëmarrja e këtij vendi në armiqësinë me Iranin. Gazeta sioniste "Haaretz" shkruan: "Pritet që në Marrëveshjen e Shekullit, në vend të Kodsit të shenjtë, një fshat i quajtur Abu Dejs që ndodhet afër Kodsit, të shpallet kryeqytet i shtetit të Palestinës. Abu Dejs ndodhet në lindje të qytetit Kods dhe mbrapa murit ndarës. Kufijtë e këtij vendbanimi me Kodsin, janë dy kilometra larg". Kjo gazetë sioniste shton: "Sipas Marrëveshjes së Shekullit, është caktuar që Izraeli të tërhiqet nga tre lagje në pjesën veriore dhe jugore të Kodsit, mirëpo do të ketë nën kontroll të plotë qytetin e vjetër dhe antik Bejtul-Mokades". Sipas kësaj gazete sioniste, Uashingtoni nuk e ka detyruar regjimin sionist të tërhiqet nga kolonitë e tij dhe as nuk ka ushtruar presion mbi pushtuesit sionist që t'i japin fund ndërtimit të kolonive sioniste. Sipas gazetës Haaretz, në bazë të Marrëveshjes së Shekullit, shteti i pavarur i Palestinës nuk duhet të posedojë kurrfarë armatime të rënda dhe as ushtri. Mirëpo gazetari i kanalin televiziv Al-Xhazira në Kodsin e shenjtë ka raportuar se objektivat e Marrëveshjes së Shekullit gradualisht po bëhen më të dukshme dhe kjo ka shkaktuar shqetësime të mëdha në mesin e palestinezëve. Për këtë arsye autoritetet palestineze nuk kanë pranuar të takohen me delegacionin amerikan. Al-Xhazira raporton se ajo çfarë ka publikuar Haaretz, ka ngjallur irritimin e madh dhe shqetësim të thellë te populli palestinez, për arsye se plani i Amerikës formon një shtet palestinez rajonet e të cilit janë të ndara Palestina nuk ka sovranitet mbi rrugët ndërlidhëse mbi asgjë tjetër! Izraeli është ai të cilit i jepet autoritet dhe pushtet mbi çdo gjë. Gazeta libaneze "Al-Akhbarija" gjithashtu duke vë në dukje vizitën e delegacionit amerikan në Lindjen e Mesme, ka shkruar se kanë mbetur vetëm edhe disa hapa deri në shpalljen zyrtare të Marrëveshjes së Shekullit me qëllim që t'i jepet fund çështjes së Palestinës.