Jemenasit sulmojnë me raketa Riadin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i78666-jemenasit_sulmojnë_me_raketa_riadin
Burimet sauditë kanë njoftuar se ushtria e Jemenit ka lëshuar disa raketa në drejtim të Riadit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 25, 2018 04:35 Europe/Tirane
  • Jemenasit sulmojnë me raketa Riadin

Burimet sauditë kanë njoftuar se ushtria e Jemenit ka lëshuar disa raketa në drejtim të Riadit.

Sipas agjencisë Fars të lajmeve shumë dëshmitarë okularë nëpërmjet rrjeteve sociale kanë njoftuar për disa shpërthime në Riad. Ndërkohë njësiti raketor i ushtrisë së Jemenit ka bërë të ditur se raketat janë lëshuar në drejtim të ministrisë së mbrojtjes dhe disa bazave të varura nga mbretëria Saudite në Riad. Sulmi është kryer me raketa balistike të tipit Berkan H2. Ndërkohë ushtria saudite ka pretenduar se sistemi anti-ajror ka perceptuar dhe shkatërruar raketat balistike të lëshuara në drejtim të Riadit. Mirëpo njësitet e ushtrisë së Jemenit kanë pretenduar se të gjitha raketat e lëshuara kanë qëlluar objektivin e tyre, edhe pse deri tani nuk ka raporte mbi dëmet e shkaktuara. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 500 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera.