Reagimet ndaj zgjedhjeve në Turqi
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i78678-reagimet_ndaj_zgjedhjeve_në_turqi
Autoritetet e larta të disa vendeve i kanë uruar Erdoganit fitoren e re në zgjedhjet presidenciale të Turqisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 25, 2018 09:24 Europe/Tirane
  • Reagimet ndaj zgjedhjeve në Turqi

Autoritetet e larta të disa vendeve i kanë uruar Erdoganit fitoren e re në zgjedhjet presidenciale të Turqisë.

Agjencia Anatoly e lajmeve të hënën raportoi se presidentët e Iranit, Shqipërisë, Azerbajxhanit, Hungarisë dhe kryetari i Autoritetit Autonom të Palestinës dhe disa funksionarë të lartë të vendeve të tjera kanë uruar fitoren e Erdogan dhe Partisë AK në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të Turqisë. Hasan Ruhani, president i Republikës Islamike të Iranit në mesazhin e tij drejtuar Rexhep Taip Erdogan ka thënë: Shpresoj që në periudhën e re marrëdhëniet miqësore dhe vëllazërore të Turqisë dhe Iranit do të forcohen akoma më shumë dhe autoritetet e të dy vendeve do të kenë bashkëpunim më të ngushtë për zhvillimet në rajon, ato të botës islame si dhe për zgjidhjen e problemeve, forcimin e paqes, stabilitetit dhe rritjen e mirëqenies së rajonit. Zgjedhjet presidenciale në Turqi u organizuan ditën e dielë. Sipas rezultateve të këtyre zgjedhjeve, 98% e votuesve kanë marrë pjesë në zgjedhje nga të cilët 52.51% kanë votuar pro presidentit aktuale Rexhep Taip Erdogan.