Reagimet ndaj zgjedhjeve në Turqi
Autoritetet e larta të disa vendeve i kanë uruar Erdoganit fitoren e re në zgjedhjet presidenciale të Turqisë.
Agjencia Anatoly e lajmeve të hënën raportoi se presidentët e Iranit, Shqipërisë, Azerbajxhanit, Hungarisë dhe kryetari i Autoritetit Autonom të Palestinës dhe disa funksionarë të lartë të vendeve të tjera kanë uruar fitoren e Erdogan dhe Partisë AK në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të Turqisë. Hasan Ruhani, president i Republikës Islamike të Iranit në mesazhin e tij drejtuar Rexhep Taip Erdogan ka thënë: Shpresoj që në periudhën e re marrëdhëniet miqësore dhe vëllazërore të Turqisë dhe Iranit do të forcohen akoma më shumë dhe autoritetet e të dy vendeve do të kenë bashkëpunim më të ngushtë për zhvillimet në rajon, ato të botës islame si dhe për zgjidhjen e problemeve, forcimin e paqes, stabilitetit dhe rritjen e mirëqenies së rajonit. Zgjedhjet presidenciale në Turqi u organizuan ditën e dielë. Sipas rezultateve të këtyre zgjedhjeve, 98% e votuesve kanë marrë pjesë në zgjedhje nga të cilët 52.51% kanë votuar pro presidentit aktuale Rexhep Taip Erdogan.