Regjimi sionist sulmon Gazën me dronë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i78788-regjimi_sionist_sulmon_gazën_me_dronë
Dronët spiunë të regjimit sionist, dje kanë sulmuar një automjet në qendër të Gazës. Ky sulm i regjimit sionist ka marrë përgjigjen e forcave të rezistencës të cilët kanë lëshuar disa raketa në drejtim të regjimit sionist.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 27, 2018 02:14 Europe/Tirane
  • Regjimi sionist sulmon Gazën me dronë

Dronët spiunë të regjimit sionist, dje kanë sulmuar një automjet në qendër të Gazës. Ky sulm i regjimit sionist ka marrë përgjigjen e forcave të rezistencës të cilët kanë lëshuar disa raketa në drejtim të regjimit sionist.

Sipas agjencisë Al Alam, sulmi është kryer në kampin Nasirat në qendër të Gazës në kohën kur automjeti po largohej nga kampi për në rajonin Dejrul Balkh. Në kohën kur regjimi sionist vazhdon sulmet kundër Gazës, rezistenca është përgjigjur duke lëshuar disa raketa dhe duke ndezur alarmin në shumë koloni sioniste. Kanali informativ I-24 njofton se pas ndezjes së alarmit disa raketa kanë goditur qytezën Shaar Hangu në afërsi të rripit të Gazës. Lëshimi i kësaj rakete është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i ushtrisë së regjimit sionist. Alarmi i rrezikut është dëgjuar edhe në qytezën Huf Ashkelun.