Fuzi Barhum: Përgjigjja me raketa, tregues i gatishmërisë së rezistencës
Zëdhënësi i lëvizjes së rezistencës islamike palestineze Hamas, përgjigjen me raketat e lëshuara prej kësaj lëvizjeje ndaj regjimit sionist, e ka quajtur gatishmëri të plotë të rezistencës.
Sipas një njoftimi të Palestine Today, Fuzi Barhum zëdhënës i Hamasit tha se përgjigja me raketa që Hamasi u ka bërë krimeve të regjimit sionist është për mbrojtjen e popullit palestinez. Janë sulmet dhe krimet e vazhdueshme të regjimit sionist që shkaktuan reagimin e rezistencës, tha në fjalën e tij zëdhënësi i Hamasit. Rezistenca e ka treguar se është gjithmonë e gatshme për të mbrojtur kombin dhe atdheun. Pasojat e veprimeve të çmendura të sionistëve kundër palestinezëve, janë disfata e rëndë e tyre dhe gabimet e tyre strategjike, shtoi ndër të tjera Fuzi Barhum.