Të paktën 10 të vrarë në shpërthimet në Afrin
Të paktën 10 persona janë vrarë në shpërthimet e dyfishta që goditën rajonin veriperëndimor të Sirisë, Afrin, pas luftimeve mes grupeve militante në këtë zonë.
I ashtuquajturi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se një nga shpërthimet ndodhi pranë rajonit al-Hadad në qendër të qytetit Afrin, ndërsa tjetri u njoftua pranë një shtabi të forcave turke në Afrin. Observatori tha se së paku katër militantë ishin ndër ata që u vranë në shpërthimet e së mërkurës, duke shtuar se disa njerëz u plagosën rëndë. Grupi i monitorimit me bazë në Britani raportoi se grupet militante të bazuara në Afrin ishin angazhuar më parë në luftime të ashpra pas një mosmarrëveshjeje në një pikë kontrolli. Ndërkohë, RT Arabic citoi burime lokale të thonë se militantët nga të ashtuquajturat fraksione të Ushtrisë së Lirë Siriane dhe të Frontit Levant u përleshën herët të hënën për shpërndarjen e plaçkave të vjedhura nga zona industriale Afrin. Fraksionet e Ushtrisë së Lirë Siriane përkrahen nga Turqia që kontrollon aktualisht rajonin Afrin në veri të Sirisë.