Rezistenca palestineze sulmon disa nga bazat e sionistëve
Forcat e rezistencës kanë lëshuar disa raketa në drejtim të bazave ushtarake të regjimit sionist.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia IRNA e lajmeve sipas të cilës operacioni është quajtur “ Raketa në përgjigje të raketave”. Rezistenca palestineze Hamas në një deklaratë të saj ka thënë: Kurrë nuk do të lejojmë që regjimi sionist të imponojë akorde të reja kombi palestinez. Kombi palestinez është i vendosur për të vazhduar të gjitha aktivitetet e tij paqësore ndërsa boshti i rezistencës do t’u përgjigjet me shpejtësi veprimeve agresive të armikut sionist. Dronët spiunë të regjimit sionist, dje kanë sulmuar një automjet në qendër të Gazës. Ky sulm i regjimit sionist ka marrë përgjigjen e forcave të rezistencës të cilët kanë lëshuar disa raketa në drejtim të regjimit sionist. Sulmi është kryer në kampin Nasirat në qendër të Gazës në kohën kur automjeti po largohej nga kampi për në rajonin Dejrul Balkh. Në kohën kur regjimi sionist vazhdon sulmet kundër Gazës, rezistenca është përgjigjur duke lëshuar disa raketa dhe duke ndezur alarmin në shumë koloni sioniste. Forcat e rezistencës në përgjigje të krimeve të regjimit sionist ka lëshuar të paktën 17 raketa në drejtim të bazave ushtarake të regjimit sionist.