Konfirmohet takimi Bin Selman dhe Netanjahu
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i78884-konfirmohet_takimi_bin_selman_dhe_netanjahu
Një prej funksionarëve të lartë arabë ditën e enjte ka konfirmuar takimin mes princit të kurorës së Arabisë Saudite, Muhamed Bin Selman dhe kryeministrit të regjimit sionist Beniamin Netanjahu dhe ka thënë se kjo ka ndodhur në Jordani.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 29, 2018 04:42 Europe/Tirane
  • Konfirmohet takimi Bin Selman dhe Netanjahu

Një prej funksionarëve të lartë arabë ditën e enjte ka konfirmuar takimin mes princit të kurorës së Arabisë Saudite, Muhamed Bin Selman dhe kryeministrit të regjimit sionist Beniamin Netanjahu dhe ka thënë se kjo ka ndodhur në Jordani.

Sipas këtij funksionari arab, takimi është mundësuar me ndërmjetësimin e Muhamed bin Zajd al-Nahian prinvi i EBA gjatë vizitës së Netanjahut në Jordani. Më herët gazeta sioniste Maariv në një artikull të saj ka zbuluar takimin e fshehtë të Beniamin Netanjahut kryeministrit të regjimit sionist dhe Muhamed bin Selman, princi i kurorës i Arabisë Saudite. Gazeta sioniste ka zbuluar se kryeministri i regjimit sionist dhe princi i kurorës i Arabisë Saudite kanë pasur një takim të fshehtë mes tyre. Sipas gazetës Maariv, takimi i Netanjahut dhe Bin Selman është bërë në Oman kryeqytetin e Jordanisë. Qeveria e Hani Maleki ka dhënë dorëheqjen më 4 qershor. Sipas shumë ekspertëve, Arabia Saudite dhe Izraeli qëndrojnë prapa trazirave të fundit në Jordani. Jordania më herë ka kundërshtuar planin e Amerikës të quajtur Akordi i Shekullit. Në kuadër të këtij plani Amerika më 14 maj 2018 bëri transferimin e ambasadës së saj nga Tel Avivi për në Kodsin e Pushtuar.