Regjimi sionist sulmon kufijtë lindorë të Gazës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i78886-regjimi_sionist_sulmon_kufijtë_lindorë_të_gazës
Ushtria e regjimit sionist ka sulmuar zonat kufitare në lindje të rripit të Gazës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 29, 2018 04:42 Europe/Tirane
  • Regjimi sionist sulmon kufijtë lindorë të Gazës

Ushtria e regjimit sionist ka sulmuar zonat kufitare në lindje të rripit të Gazës.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Palestineze e Lajmeve sipas të cilës, avionët luftarakë të regjimit sionist ditën e enjte kanë sulmuar toka bujqësore në lindje të Gazës. Deri tani nuk ka të dhëna për dëme në njerëz nga këto sulme. Regjimi sionist prej disa ditësh ka nisur sulmet e tij ajrore kundër rripit të Gazës me pretekstin e përballjes me balonat me zjarr. Balonat me zjarr që lëshohen nga rripi i Gazës në drejtim të regjimit sionist kanë nisur prej 30 marsit dhe protestës së ditës së Tokës. Në një tjetër lajm nga Palestina mësohet se autoritetet egjiptiane kanë mbyllur kufirin me Rafahun për 3 ditë. Ky kufi është e vetmja rrugë e mundshme për futjen e ndihmave humanitare, ushqimeve dhe medikamenteve në Gaza.