Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi industrial mes Iranit dhe Bjellorusisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i78887-nënshkruhet_marrëveshje_bashkëpunimi_industrial_mes_iranit_dhe_bjellorusisë
Zv/ministri i industrisë, minierave dhe tregtisë së Iranit në takim me zv/ministrin e industrisë së Bjellorusisë ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e industrisë. 
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 29, 2018 09:12 Europe/Tirane
  • Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi industrial mes Iranit dhe Bjellorusisë

Zv/ministri i industrisë, minierave dhe tregtisë së Iranit në takim me zv/ministrin e industrisë së Bjellorusisë ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e industrisë. 

Në bazë të marrëveshjes së nënshkruar nga Muhsen Salehi’nia dhe Genadu Sviderski, palët kanë rënë dakord për zgjerimin e bashkëpunimit industrial dhe ngritjen e nivelit të marrëdhënieve dypalëshe. Marrëveshja u nënshkrua në takimin e dytë të grupit të përbashkët të punës në fushën e industriale Iran-Bjellorusi. Bjellorusia një vend që ndodhet në kufi me Ukrainën, Rusinë, Poloninë dhe Lituaninë, është aktive në prodhimin e pajisjeve industriale në mjekësi, optikë, teknologjinë informative, pajisje të tjera industriale dhe pajisje për petrokiminë.