Prania e dhjetëra mijëra sirianëve në dy maratonat e Damaskut
Dhjetëra mijëra qytetarë sirianë marshuan në qendër të Damaskut, kryeqytet i Sirisë, në dy maratona të quajtura "Damask, sirianët po mblidhen së bashku".
Ministria siriane e turizmit, në partneritet me një numër zyrtarësh lokalë, organizoi të premten një maratonë në Damask për të rivendosur paqen dhe lumturinë në Siri pas kthimit të sigurisë në Damask dhe tërheqjen e terroristëve nga ky qytet. Maratona e Damaskut filloi nga autostrada "Maze" dhe pas kalimit nëpër sheshin Amavi, sheshi kryesor i Damaskut, ka vazhduar në drejtim të parkut Teshrin, një nga parqet më të mëdha në Damask. Pas njoftimit të çlirimit të Damaskut dhe kthimit të paqes dhe sigurisë në kryeqytetin sirian, qytetarët sirianë pas luftës shtatë vjeçare midis ushtrisë siriane dhe grupeve terroriste, kanë dal nëpër rrugë për të festuar fitoren e ushtrisë siriane përballë terroristëve.